Safety Cannot Be an Individual Responsibility Alone / Siguria nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi individuale

From Albania to other parts of Europe, recent developments remind us why we need to talk about safety not only as an individual skill, but as a right that must be protected.

In Empowerment Self-Defense (ESD), one of the first things we teach is situational awareness: observing our surroundings, recognising potential risks and identifying available options. For journalists, activists and human rights defenders, this preparation is particularly important.

But there is something I want to emphasise: the fact that people can learn to protect themselves more effectively does not reduce the responsibility of institutions to protect them.

Public authorities have a duty to safeguard peaceful assembly, protect journalists carrying out their work and prevent unlawful or disproportionate use of force. Allegations of violence require independent investigation, accountability and meaningful protection for those affected.

What can we do in practice?

Before working in a potentially challenging environment, ask three questions: What risks might I face? Where could I seek assistance? Who knows where I am?

For organisations, these questions should translate into safety plans, regular team communication and clear emergency procedures.

ESD helps us develop practical skills and expand our choices. But safety should not depend on how well-prepared an individual happens to be. It is a fundamental right and an institutional responsibility.

⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇⋇

Siguria nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi individuale

Nga Shqipëria në vende të tjera të Europës, zhvillimet e javëve të fundit na kujtojnë sa e rëndësishme është të flasim për sigurinë, jo vetëm si aftësi individuale, por si një të drejtë që duhet garantuar.

Në trajnimet e Empowerment Self-Defense (ESD), një nga gjërat e para që mësojmë është të vëzhgojmë mjedisin, të njohim shenjat e rrezikut dhe të identifikojmë mundësitë për t'u mbrojtur. Për gazetarët, aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kjo përgatitje është veçanërisht e rëndësishme.

Por dua të theksoj diçka: fakti që njerëzit mund të mësojnë të mbrohen më mirë nuk e zvogëlon përgjegjësinë e institucioneve për t'i mbrojtur.

Autoritetet publike kanë detyrimin të garantojnë të drejtën e tubimit paqësor, të mbrojnë gazetarët gjatë ushtrimit të profesionit dhe të parandalojnë përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës. Kur ka pretendime për dhunë, duhen hetime të pavarura, llogaridhënie dhe mbrojtje për personat e prekur.

Çfarë mund të bëjmë në praktikë?

Përpara një angazhimi në terren, bëj tri pyetje: Çfarë rreziqesh mund të has? Ku mund të kërkoj ndihmë? Kush e di ku ndodhem?

Për organizatat, këto pyetje duhet të përkthehen në plane sigurie, komunikim të rregullt me ekipin dhe protokolle të qarta për emergjencat.

ESD na ndihmon të zhvillojmë aftësi dhe të zgjerojmë mundësitë tona. Por siguria nuk duhet të varet nga sa i përgatitur është një individ. Ajo është e drejtë e çdo personi dhe përgjegjësi e institucioneve.

Comments