VETË KUJDES DHE VETËMBROJTJE PËR AKTIVISTET

Ne të gjitha kontribojmë për ndërtimin e një shoqërie në të cilën të gjitha mund të përmbushim potencialin tonë më të mirë!!

Cili është potenciali juaj më i mirë? A keni menduar secili per te?


Ne duhet të ushqejmë burimet e vetë qënies tonë që shterohen kaq lehtë: trupat tanë, dashurine, inteligjencen, kreativitetin, spiritualitetin ... pra tërësisë së vetes tonë.


Për shumë prej nesh fjala "vetvetja" sjell një ndjesi të pakëndshme, ndërsa beteja e përditshme kundër diskriminimit dhe jetesës me kushte të drejta, puna që ne realizojmë si aktiviste, nuk na lë kohë ose prirje për t'u marrë me ndonjë çështje që mund të mos jetë "urgjente". 


Gjithashtu duket egoiste, e pafalshme dhe madje edhe sikur frikohësohemi që të fokusohemi tek vetja jonë. Por herët a vonë trupat tanë mund të preken nga një migrenë ose nga një goditje paralitike; ose personi që ne duam, na lë, sepse është lodhur të na shohë vetëm për disa orë në vit ose në ditë. Papritmas, ne mbushim 70 vjeç dhe zbulojmë se aktivizmi ynë nuk na dha automatikisht as një pension ... dhe pastaj ne shkërmoqemi, biem ose vazhdojmë të pllakosemi si hije të thjeshta të vetes.


E shpesh ekziston shkelje midis ligjëratave tona mbi të drejtat e njeriut dhe drejtësisë sociale dhe realitetit të praktikave të punës të miratuara nga organizatat dhe hapësirat tona të punës. Prandaj, eshtë e domosdoshme që ne ta njohim veten si punëtore me të drejta dhe detyra dhe të çlirohemi nga retorika e "sakrificës", e cila shërben vetëm për të justifikuar format e dhunës që nuk do t'i pranonim kurrë në një fabrikë apo punëtori, megjithatë ne vazhdojmë të jetojmë çdo ditë në OJQ, kolektiva dhe grupe nën retorikën e sakrficës.


Një aktiviste dikur tha: "Jemi ne vetë që po shkelim të drejtat tona njerëzore".


E ne fakt, kemi nevojë që së pari, të respektojmë, të ruajmë e të luftojmë fort par të drejtat e trupit dhe shpirtit të grave aktiviste! Kjo është ajo që unë ftoj të bëjmë së bashku, për një jetë më të balancuar dhe të kënaqshme. Siç shkroi Monica Aleman: "trupi ynë është një hartë ku mund të gjurmohet e gjithë historia e jetës sonë, ku çdo hap që kemi hedhur ka lënë gjurmët e saj". 


Por, a ka mjete që mund të na ndihmojnë ta rifillojmë këtë udhëtim me durim dhe ndjeshmëri, të eksplorojmë skutat e tij më të errëta dhe të zbulojmë rezultatet e procesit?


Po, ka. Ka manuale dhe disiplina të cilat na ndihmojnë të vendosemi në fushat që kemi zgjedhur dhe në të njëjtën kohë, të shijojmë kënaqësinë e njohjes së vetvetes.


Ekziston një grup i jashtëzakonshëm ushtrimesh praktike që do ndihmojnë çdo grua të identifikojë aspektet e ndryshme të strukturës së tyre njerëzore. Hap shtigje të shumta përmes të cilave secia prej nesh mund të lundrojë në historitë tona personale për të rindërtuar momentet e harruara dhe të gëzohet me kënaqësinë që ata sjellin, ose, te pranojnë dhimbjen që shkaktojnë akoma, dhe në këtë proces ri-përcaktojmë veten si individë me të drejta dhe liri.

Cfare e si?

  1. Duke njohur veten. Kjo na jep mundësinë të eksplorojmë se çfarë do të thotë të jesh grua, duke na lejuar të identifikojmë gjurmët që kontekstet tona individuale kanë lënë brenda nesh.
  2. Duke njohur ngacmiment apo situata të pakëndshme me të cilën përballemi ne vëzhgojmë dhe shqyrtojmë elementët e padashur përreth nesh dhe fitojmë qartësi se si të sillemi me to që në fillimet e tyre pa u rënduar apo përkeqësuar. Ky ushtrim na jep një blanch carte për të thënë: “mjaft më, ne nuk do të marrim më shumë". Pra, le të vazhdojmë përpara tani, së bashku, sepse ka ardhur koha për të ndryshuar jetën tonë
  3. Duke kuptuar qe mungesa e vete-kujdesit eshte nje forme dhune. Kjo godet një tel tek shumica e grave punëtore pasi atyre u thuhet shpesh të vendosin familjet dhe pleqtë para vetes. Pra, kemi nevojë të ulemi dhe të themi, ‘është mirë, mund të jem e gjitha kjo, por edhe unë jam njeri dhe së pari duhet të pajtohem me veten time’. Kështu, për të gjithë ne që kemi ndarë këtë përvojë, le të mos lejojmë që tradicionalistët të na ndalojnë të jemi të lira, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë
  4. Duke mësuar si të optimizojmë fuqitë tona vitale, sepse është e rëndësishme të kuptojmë e shikojmë qartësisht forcën e jashtëzakonshme që ne të gjitha posedojmë brenda nesh
  5. Duke kuptuar aspektet e ndryshme te vetëmbrojtjes. Për shumë prej nesh, kjo është pjesa më e vështirë ndoshta, sepse nuk i durojmë dot dhimbjet dhe vuajtjet edhe pse e kuptojmë që ato janë pjesë e realitetit tonë të përditshëm. Shumë vajza janë rritur duke i mësuar se vetë-mbrojtja eshte më shumë mendore, dhe qëndron në fuqinë për të buzëqeshur, pranuar dhe duruar. Prandaj, besoj se në këto praktika duhet të eksplorojmë edhe te tjera hapësira të mbrojtjes dhe të shkojmë përtej asaj që mund të arrijmë me menyrat e zakonshme qe na jane treguar. Vetembrojtja ka dimensione te ndryshme: fizike, verbale, emocionale.
  6. Duke u përqëndruar dhe kërkuar ato aspekte aby ku ju keni nevojë: në marredhenie ndërpersonale, në ambjente  pune, apo në hapësira publike. Gjithasthtu, edhe në atë formë që ju keni nevojë: ngacmime, gaslighting, dhunë verbale, ekonomike apo emocionale, situata të sulmeve seksuale, situata krize, e te tjera, duke hartuar një plan sigurie personale qe nga identifikimi, te reagimi apo pergjigja e deri te raportimi.

Kështu punojmë vetëmbrojtjen në metodologjinë ESD: Empowerment through Self Defense apo Fuqizimi nëpërmjet VetëMbrojtjes, organizuar në peso parime: mendo - bërtit - vrapo - lufto - trego! 


Vetë-mbrojtja na jep aftësinë për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe vendimet tona, për të shprehur lirshëm atë që ndiejmë dhe mendojmë dhe për të cilën nuk pajtohemi, dhe na pajis me mjete të nevojshme për t'u përballur me sulmet. Prandaj, vetëmbrojtja është një komponent kyç i fuqizimit.


Një metodologji me mbi 45 vite konsolidim, fryt i një pune të nderuar të qindra artisteve të arteve marciale, edukatoreve, psikologeve, kërkueseve, aktivisteve të të drejtave të njeriut. Sot, jemi dhe në Shqipëri. 


Për të sjellë ESD-në në kolektivin tuaj të punës, në familjet tuaja, dhe më e rëndësishmja, te vetja jote, me shkruaj. 


Gentiana Susaj 

ESD Albania

ESD Global Self Defense - Europe gentianas@esdglobalselfdefense.org

Comments