"kur njerezit humbasin shpresën, ata përfshihen ose në dhunë"
Në bisedë me Dhurata Thanasi.
Nga Gentiana Susaj.
Kur vlerësoni zinxhirin ushqimor, duke blerë produkte lokale, ju ndihmoni fermerwt të kenë të ardhura të qëndrueshme. Ju i ruani traditat. Ju zhvilloni aftësitë e kuzhinës, kultivoni shpresen dhe tërhiqni turistët me një kuzhinë autentike dhe lokale.
Një nga të ftuarat e nderit në rubrikën Guxo të Fuqizosh, në ESD Albania, është Dhurata Thanasi Daneri, autore librash, autore librash, edukuese dhe aktiviste e kulinarisë dhe traditës.
Gjithëperfshirje në mosha e gjini, ndarje eksperiencash e shkëmbim njohurish e aftësish, pozitivitet dhe pasion duke u thelluar te vlerat dhe historia jonë - Këto janë disa nga karakteristikat e punës që Dhurata realizon duke sjellë zhvillim e fuqizim nëpërmjet traditës e kulinarisë.
Me dy gërshetat e saj, si odë per grate mirditore, mbajmë dhe përcjellim tradita. Mesazhi i Dhuratës është "kur njerezit humbasin shpresën, ata përfshihen ose në dhunë ose në mizori (...) se është tharë zemra. Për deri sa ka shpresë, kjo na ndihmon për të mos u përfshirë në dhunë (...) Mos e humbisni shpresën, punoni fort, mos u ndalni dhe mbani sytë hapur kur ju shtrihet një dorë".
Në këte bisede, Dhurata ndau me ne eksperienca dhe njohuri nga puna e zhvillunar në agroturizmet, bujtinat e shtepitë rurale, dhe sdms në lidhje me gratë dhe si ndikojne këto nisma tek fuqizimi i tyre. Gjithashtu, edhe te ndryshimet e vërejtura gjatë procesit të trajnimeve (coaching) që Dhurata realizon, sfidat dhe motivimi për të bërë një punë të tillë ndër vite.
Dhurata Thanasi, është model si njeri me zemër të madhe që inkurajon, frymëzon dhe motivon breza, inkurajon dhe motivon gratë dhe vajzat. Pamvarësisht vendit apo moshës, gjithmonë je ne kohë për të luftuar për ëndrrat e tua.
Në se ti je një grua e cila sjell një kontribut pozitiv për fuqizimin e grave në familje, shkollë, lagje, zonë apo shoqëri, na shkruaj. Duam të njohim historinë dhe kontributin tënd.
Bisedat tona janë të dielave në 9:00. Më thuaj në se deshiron të marrësh pjesë, ditën e vendosim bashke kur të të vije mbare ty.
Guxo të Fuqizosh, një rubrikë nga Gentiana Susaj për ESD Albania.
Guxo të Fuqizosh është një hapësirë për të fuqizuar, inkurajuar dhe frymëzuar.
Një bisedë live me gra të forta, reziliente, që frymëzojnë, inkurajojnë dhe motivojnë.
Një bisedë, me gra që kontribojnë me pozitivitet në komunitetin ku ndodhen: qytet, lagje apo fshat.
Një hapësirë për të nderuar dhe mesuar nga gratë që mbështesin gratë.
Ne se ti je apo nje pre tyre, na shkruaj. Duam te te njohim.
Comments
Post a Comment