Mbi 16000 persona moren nje video-mesazh te drejteperdrejte nga psikologet

Në kuadër të Muajit të Shëndetit Mendor, organizuam një fushatë sensibilizuese duke koordinuar me profesionië të fushës nga qendra te pavarura apo organizata të shoqërise civile që punojnë për shëndetin mendor dhe kryesisht me të rinjtë.


Ne ditet e para te izolimit per shkak te Covid19, u ndodha ne nje situate te brishte personale. Po vuaja me hidherim te thelle humbjen e mamase time, qe kishte ndodhur pak perpara se te fillonte izolimi, nderprerjen e menjehershme te kontaktit me familjen the miqte (aq e nevojshme ne ato dite), nderprerje e aktivitetit per Aikido apo Programin per Empowerment. Duke u mbeshtetur ne eksperiencen time, mora shtyse per te realizuar ne prill gjashte video ne lidhje me shendetin mendor, video te cillât mund t'i geni ne Facebook tek Aikido Albania ose Instagram (@ESD_Albania). 

Nisur nga kjo, dhe e inkurajuar nga Denisa Ndreka nga Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Biheviorale, duke njohur me nga afer te tjera raste te ndikuar tek shendeti mendor per shkak te pasojave nga Covid19, edhe pse me zero buxhet, ndermorem nje fushata sensibilizimi. Deri sot, kemi sensibilizuar mbi 16.000 persona nerpermjet video-mesazheve direkte publikuar me pas ne rrjete sociale ne Facebook, instagram the twitter.

Me kete fushate kemi dashur t'i veme fytyre kujdesit te shendetit mendor, duke ftuar profesionistet te fushes qe t'ju drejtohen publikut ne menyre direkte dhe jo formale. Ne kete menyre, jemi afruar te shikuesit me video-mesazhe te realizuara vete, ne forme bisede, me nje gjuhe te thjeshte e te kuptueshme, duke identifikuara tema te rendesishme per shendetin mendor si dhene keshilla per kete. 

Si koordinatore e kesaj nisme, puna ka qene sfiduese, duke qene se videot u realizuan direkt nga profesionistet ne shtepite apo zyrat e tyre, dhe me pas u edituan per nje strukture dhe mesazh me te qarte per shikuesit.

Nje falenderim dhe mirenjohje te gjithe bashkepuntoreve per video-mesazhet e realizuara. Ne vijim lista ne rend te publikimit:

1.Si ta përballojmë ankthin? - Denisa Ndreka, Psikoterapiste Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Biheviorale 

2. Të njohim depresionin. - Brunketa Zoto, Psikoterapiste. Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Biheviorale 

3. Maji, muaji i ndergjegjsimit per shendetin mendor. - Different & Equal/Te Ndryshem dhe Te Barabarte.

4. Stigma për çështjet e shëndetit mendor. Ku të kërkojmë ndihmë? - Blerina Toma, Psikoterapiste. Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Biheviorale 

5. Depresioni pas lindjes? - Dr. Daniela Mece, Psikoterapiste Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Biheviorale  

6. Manipulimi psikologjik (Gaslighting). - Irena Shtraza, Psikologe, AWEN.  

7. Shendeti mendor per familjet dhe femijet. - Klajdi Xhelilaj, Psikolog Klinik.

8. Vuajtjet emocionale tek adoleshentet.- Sonila Mecaj, Psikoterapiste, Qendra e Psikoterapise "Analitica"

9. Rendesia e shendetit mendor ne marredheniet ne cift. - Greta Hysi, Dr. Psikologe Klinike. 

Videot e mesiperme mund t'i gjeni ne Facebook: ketu.

Comments