10 këshilla të thjeshta për vetëmbrojtje që mund t’ju shpëtojnë jetën

Jeni duke ecur në një rrugë të errët vetëm drejt shtëpisë, kur papritmas ndieni lëvizje pas vetes. Qimet pas qafës ju ngrihen. Zemra juaj fillon të rrahë shpejt. Duart i ndieni të djersitura. Rrotulloheni gati për t'u përballur me një sulmues dhe…

Shumicën e kohës, do të jetë një mace endacake ose dicka tjetër, por nëse do të ishit përballë dikujt, a do të dinit të mbronit veten?


Më shumë se gjysma e grave dhe vajzave të moshës 15-74 vjeç kanë përjetuar një ose më shumë nga pesë llojet e dhunës (dhunë nga partneri intim, dhunë në lidhje dashurie, dhunë nga jopartneri, ngacmimi seksual dhe/ose përndjekja), gjatë jetës së tyre, sipas një vrojtimi të kryer nga INSTAT në vitin 2018. Një e treta e grave dhe vajzave, rreth 37 %, kanë përjetuar dhunë gjatë 12 muajve të fundit. Lloji më i zakonshëm i dhunës është dhuna në lidhje dashurie; lloji i dytë më i zakonshëm i dhunës është dhuna nga partneri intim dhe e treta është ngacmimi seksual. (Source: INSTAT) 

Këtu 10 këshilla themelore të vetëmbrojtjes që një ditë mund t'ju shpëtojnë jetën.

1. Përmirësoni gjuhën e trupit tuaj

Ecni dhe lëvizni me besim duke qëndruar gjatë, me mjekrën lart dhe supet mbrapa. Kur ecni me supet tuaja mbrapa, mushkëritë tuaja marrin më shumë oksigjen dhe do të jeni në gjendje të shihni më mirë rrethinën tuaj.

2. Përdorni kontaktin me sy

Kontakti me sy është një gjë e fuqishme dhe duke bërë kontakt me sy me dikë, po i bëni të ditur se jeni të vetëdijshëm/me se janë aty. Shmangia e kontaktit me sy mund të tregojë se jeni të frikësuar/a dhe sulmuesit/et mund t'ju shohin si një shënjestër më të lehtë.

3. Ndiqni instiktin tuaj të brëndshëm

Përqendrohuni në mënyrën se si përgjigjeni në situata të ndryshme dhe mësoni të lexoni shenjat e trupit tuaj - këto shenja përbëjnë atë që ne quajmë instinkt i barkut dhe rrallë janë gabim. Nëse jeni në një situatë ku duhet të mbroheni, besojini intuitës tuaj.

4. Jini të vetëdijshëm/me për mjedisin ku jeni

Një nga arsyet që është kaq e rëndësishme të qëndroni drejt me supet mbrapa dhe kokën lart është që të mund të jeni të vetëdijshëm/me se çfarë po ndodh përreth jush. Nëse shihni një rrezik të mundshëm, mund ta shmangni atë ose të jeni të përgatitur/a për të mbrojtur veten. Në ambjent të hapur publik apo privat, vëreni zonën ku ndodheni apo trajtimin që keni.

5. Negocioni për një situatë

Jini të sigurt/a dhe praktikoni atë që do të thonit nëse do të duhej të flisnit për një situatë të mundshme. Përmendni që keni miq dhe familjarë afër, ose pretendoni se jeni duke folur në telefon me dikë dhe duke i thënë saktësisht se ku (e me kë) ndodheni pasi kjo mund të parandalojë sulmuesin tuaj të mundshëm.

6. Vendosni kufijtë të qartë

Nëse një sulmues i mundshëm vjen në hapësirën tuaj personale, mos hezitoni të merrni masa. Eshtë e rëndësishme të vendosni kufij të qartë kur dikush ju bën të ndiheni jo rehat ose ju shqetëson.

7. Përdorni zërin tuaj

Një nga pasuritë tuaja më me vlerë kur bëhet fjalë për vetëmbrojtje është zëri juaj. Merrni frymë thellë dhe bërtisni ‘JO’ ose ‘STOP’ sa më fort që të mundeni. Jo vetëm që kjo do të tërheqë vëmendjen për situatën tuaj dhe potencialisht ju ndihmon, por gjithashtu mund të trondisë agresorin/en. Përdorimi i zërit tuaj gjithashtu mund të përmirësojë modelin tuaj të frymëmarrjes, fokusin dhe forcën - të gjitha këto mund t'ju ndihmojnë të shpëtoni.

8. Vështirësojani

Merrni forcë në këmbët tuaja dhe lëvizni sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse ka më shumë se një sulmues, zgjidh njërin për t'u përqëndruar dhe lëvize duke e përdorur si një mburojë mes jush dhe sulmuesit/es tjetër. Nëse jeni në dysheme, rrotullohuni dhe përdorni trupin tuaj si një peshë e vdekur - kjo e bën shumë më të vështirë për dikë që t'ju lëvizë.

9. Njihni pikat e dobëta vitale 

Njih se cilat zona të trupit të agresorit duhet të synoni në një situatë agresioni. Disa nga zonat më të zakonshme e të ndjeshme për të synuar (me një grusht, goditje ose gërvishtje) përfshijnë sytë, veshët, hundën, fytin, ijët, gjenitalet dhe gjunjët.

10. Mësoni vetëmbrojtje

Mënyra më e mirë për të mësuar se si të mbroheni fizikisht është të regjistroheni në një klasë vetëmbrojtje. Jo vetëm që është një mënyrë e shkëlqyer për t'u takuar me njerëz të tjerë, për t’u përshtatur dhe për t’u argëtuar, por do të mësoni këshilla praktike dhe truke që do t’ju ​​bëjnë të ndiheni më të sigurt nëse ndiheni të kërcënuar.

Kur bëhet fjalë te vetja, është e rëndësishme të mbani mend se trup-madhësia nuk ka gjithmonë rëndësi. Nëse sulmuesi juaj është më i madh dhe më i fortë se ju, përdorni atë që DINI në avantazhin tuaj. Pavarësisht nëse është zëri juaj, shkathtësia apo zgjuarsia juaj, ruani qetësinë dhe qëndroni të sigurt.

ESD Albania ofron kurse vetembrojtje si dhe koordinon platformën Më Mirë Së Bashku, formuar gjatë pandemisë ne Mars 2020 - një rrjet për mbështetje kryesisht për gratë dhe fëmijët që i shpëtojnë dhunës në familje dhe në rrezik të jetojnë nën kufirin e varfërisë. Për më shumë informacion mbi partneritetin me ESD Albania ne Facebook apo Instagram

Comments