Sepse Vete-Kujdesje eshte Vete-Mbrojtje
Ka me shume se tre vite qe ne Dojo filluam levizjen per Vete-Kujdesje #perndryshiminqezgjat. Nje menyre per te krijuar praktika te shendetshme per mireqenie personale dhe kolektive. Nje teme kjo aspak popullore ketu ne Shqiperi, ku ose nuk behet kohe per veten ose kerkohen rezultate te menjehershme ne klinika trajtimi e dobesimi, pa i dhene rendesine e duhur forces dhe kujdesit te brendshem.
Sot, ne nje bote me Covid-19, levizja per vetekujdes po perafohet gjithnje e me shume. Ankth, nerovizem, shqetesim - ndjenja qe sa vijne e rriten, perhapen. Nje menyre per t'i menaxhuar ato, pa i neglizhuar dhe lejuar te mblidhen e shumohen, eshte Journaling. Ne nje kohe me trauma kolektive dhe konfuzion. Ne nje kohe me shume shqetesime, stres, ankth per ate aka po ndodh ne bote, ne shoqeri, ne qeveri apo familje apo te vete vetja jone.
Studimet tregojne qe Journaling eshte nje metode per te reduktuar stresin, rritur humorin, permireson kujtesen dhe ndihmon per te sheruar trauma, mes te tjera perfitimeve.
Nuk eshte ditar, edhe pse mund te ngjasoje ndonjehere, diferenca eshte se Journaling eshte ende forme me e lire: shkruajme fraza, ide, besime, endrra, mendime qe mbase ehe nuk i kemi te qarta, te mire-organizuara apo strukturuara.
Sidomos grate, ne kohe stresi apo konflikti, shpesh bisedojme me te tjere, kerkojme dicka te shkruar, etj., por pa dhene perkufizimin tone mbi ndjenat tona si nenvleresimin, gezimin, krijimtarine, turpin, apo dicka tjeter nga jeta personale. Kur ne i kuptojme kto nga pikeveshtrimi the situata jone vetjake, vetem atehere mund te kthejme syte nga tekste shkruar nga dikush tjeter.
Si mund te fillojme? Thjesht duke i dhene pese minuta kohe vetes per te shkruar dy-tre here ne jave. Ne fillim shkrim i lire, qe te krijohet disiplina, pastaj mund te perqendrohemi ne nje ide apo teme te caktuar. Me shkrim dore apo dixhitale? Sido qe ti te ndihesh me lirshem per t'u shprehur.
Ketu vjen dhe me bukura: Journaling eshte dhe nje mjet autentik fuqizimi personal jo vetem per vajzat dhe grate por per te gjithe e te gjitha. Duke shkruar versionin tend, duke i vene ne shkronja ndjenjat, mendimet, perjetimet e tua, teksa i shikon fiale e tua, kupton me mire ate qe po jeton e beson dhe merr nje force cudiberese nga ato.
Ne sesionet e mengjesit AikiTaiso & Mindfulness, Journaling eshte nje nga disiplinat qe praktikojme dhe orientojme. A mund ta bese vetem? Patjeter qe po, ka nje mori materialesh ne internet, kurse, artikuj, udhezime, shembuj... por shume prej nesh, ndihen me mire kur jemi ne grup, per te nxitur dhe mbeshtetur niera-tjetren apo njeri-tjetrin, per te filluar e vazhduar se bashku.
Per me shume, na kontaktoni ne Aikido dhe ESD Albania, vatra e fuqizimit.
Email: aikidotirana@gmail.com
Facebook and Instagram
: Aikido Albania
: Aikido Albania
Facebook: ESD Albania
Instagram: Empowering Albania (ESD Albania0
Comments
Post a Comment