Jashtë është ftohtë. Pllaka të akullta kantë mbuluar liqenin e Bukureshtit të epërm, sikur të ishte përgatitur për një mori shkrepjesh ekskluzive nga grupi i fotografëve të rinj aty në breg të tij. Vendosa të kthehem te kafja buzë rrugës për një kapucino. Nga jashttë, dukej e qetë dhe e ngrohtë. Brenda paska nga ato muret ku gjoja sheh tullat, dyert, tavolinat janë prej druri me karakter, ndërsa karriget kanë një golden touch... dhe ndjej që "it feels good and peaceful". Gjatë kësaj kohe, shkëmbej mesazhe me Anisën, sikur e shtuna të ishte vetëm peace. Nxjerr lap-top-in se sot më duhet të punoj ca dokumente. Dhe nga qefi madje, porosis një pije,- fundja, është pothuaj ora e drekës. If feels good and peaceful. Dua t'i hedh një sy rrjeteve, dhe hyj në Facebook. Lexoj të parin mesazh: "SOS" nga Suela Kocibellinj. Një tjetër grua. Shqiptare. Ka vrarë veten sepse bashkëshorti e kishte tradhëtuar.
If feels dark and sad. Teksa s'dua t'i prish humorin Anises, s'me punohet as në dokumentin që doja. Fillova të shkruaj këto rrjeshta. Pija ime ka arritur. Gllënjkën e parë vendos ta pi në kujtim të kësaj gruaje që as nuk e njihja 20 minuta më parë, por që lajmi për vdekjen e saj më lëndoi kaq shumë. Mendoj për gratë që njoh që vetëm se janë gra, kanë vuajtur, qarë, sharë, e nëmur veten, burrin, varrin. Kanë shkulur flokët e shume herë dhe zemrën, just to keep going. S'kanë pasur kurajon për t'i dhënë zë dhimbjes, apo peshë fjalëve. Janë ndier të vogla, të dobëta, të varfra, të varura, të vetme, të vjetra, të copëtuara, të mbaruara në shpresë e në dëshirë për të luftuar për veten. Sepse lufta do kurajo dhe sakrifica. Lufta do shokë e shoqe.
Lufta do dhe strategji e përgatitje. Dhe lufta më e mire kur e merr kalanë nga brenda. Kur edukojmë djemtë dhe vajzat, kur mbajmë dhe kërkojmë përreth njerëz që na duan e na mbështesin - qofshin këta të njohur e të panjohur. Sa herë kemi toleruar pranë nesh edhe ata që e dimë se janë të thartë/a, zemër-ligë/a e gënjeshtare/ë. Kërko njerëz me mendësi jo si tenden, por më të mire se tënden. Pyt veten: ku je, si je? ku po shkon? me kë kështu? Në se ka nevojë për një ri-vendosje, mos mendo për finalen. Mendo për ata hapat e vegjël që duhen bërë në fillim që të arrish më larg, më mirë.. se finale-finale... nuk dihet asnjëherë në fakt.. përndryshe mund të trembesh e mos të lëvizësh kurrë.
I love. you.
Comments
Post a Comment