Po bëja një "xhiro" në instagram, dhe rastesisht shoh një vajzë diku 12-13 vjecare, me një qëndrim që më tërheq syrin dhe më duket i papërshtatshëm për moshën që ka; filtri që ka situar e bën të duket me buzët më të mbushura, dhe kamera herë pas here përqëndrohet te buzët teksa i ka të sinkronizara më fjalët e këngës që ka zgjedhur në sfond. Vihem të lexoj komentet, dhe më bëjnë përshtypje disa preg tyre si "mbarovaaa", "rash mrena" apo "shume e imja ke dal ktu". Dëgjoj fjalet e këngës që vajza ka zgjedhur për lip-sync dhe flet për "heroinë (drogë) nga Pakistani". Mbetem me shqetësimin se si duhet jenë mesazhet që merr ky fëmijë, a ka ajo informacion mjaftueshëm por c'ka është e përshtatshme dhe e shëndetshme për moshën që ka dhe zhvillimin e saj, dhe në se edukimin në këto tema po ja jep shoqëria e rrjetet apo prindi e mësuesit?
Breshëri pyetjesh me veten time, ndalem e filos të lexoj për këtë temë, se nuk dua të "mbi-reagoj" pasi shpesh këto konsiderohen si bindje apo perceptime personale që ne kemi e jo gjithmonë mund të jenë objektive.
Në fakt, fëmijët dhe të rinjtë tanë jane brezi i pare ge po rritet me mediat sociale ge kemi aktualisht. Mediat sociale kane amplifikuar presionin per vajzat (por edhe djemtë) adoleshente për të projektuar imazhe e forma të hiperseksualizuara të asaj qe do të thotë të jesh femërore (apo trendy). Këto mund të ndikojnë në shëndetin mendor emocional dhe fizik.
Ju si prondër, si i monitoroni ato? Si e ndiqni llogarine e tyre?
A ka biri apo bija jote nje account/ logari private apo publike?
A e ndiqni që të shikoni se kush i bën likes, komente apo në se dikush i dërgon mezazhe në inbox? Sa jane adiktive keto like-s për të? Sa vlerë ju jep atyre?
Studimet tregojnë që sidomos adoleshentet, kanë nevojë për "konfirmim" nga të tjerët dhe gjithashtu kanë tendencën të bëhen të varur nga kjo.
Përse duan të vetë-prezantohen si provokuese apo seksi? A janë të mërzitura? A nuk kanë interesa më të mira?
Si veprojnë kur shohin një video apo foto të papërshtatshme? E injoronë apo e imitojnë atë?
A lëvizin, vishen, apo përdorin filtra për t'i bërë buzët e saj te duken më të mbushura? Apo gjoksin me te madh?
Dhe këtu thelbi nuk është të bëjmë përgjegjës vajzat apo djemtë e vegjël të cilët akoma nuk janë të formuar mjaftueshëm për të marrë vendime të informuara. Pyetjet jua shtroj prindërve dhe shkollave. A i edukoni mjaftueshem fëmijët tuaj? Duke u thënë atyre se cfarë është në rregull dhe cfarë jo, sipas vlerave dhe besimeve të familjes suaj?
Si të balancojmë mesazhet fuqizuese që u themi vajzave: duku, mos ki ndrojtje, ji krenare për trupin tënd, mos ki turp... me: kujdes me imazhin që projekton, a është imazhi yt i respektueshēm?
Sepse ajo që gocat bëjnë tani, vendos precedent për pjesën tjetër të jetës së tyre.
A kujdesen ato për drejtësi sociale? Cili është shqetësimi i tyre? Aspirata? Cfarë kanë për të treguar përtej fytyrës apo filtrit që kanë zgjedhur? A bisedoni mbi këto tema me fëmijën tuaj? A kanë frikë të flasin lirshëm me ju?
Kjo është një nga temat që na shqetëson si ESD Albania.
Në komunitetin tonë kemi prindër, mësues, të rinj e të reja. Teksa ju ftojmë të na shkruani për pyetje, bashkëbisedim, apo pjesëmarrje për të ndergjegjësuar apo dhënë mbështetje mbi këtë temë, duam të shtojmë me information me shpresën për të na ndihmuar kush e ndan këtë shqetësim.
Përkufizimi i seksualizimit të fëmijëve:
Në një shoqëri ku media është forca më bindëse në formësimin e normave kulturore, mesazhi kolektiv që marrim është se vlera dhe fuqia e një gruaje qëndron në rininë, bukurinë dhe seksualitetin e saj, dhe jo në kapacitetin, brendësinë apo pasionet e saj. Objektivizimi dhe seksualizimi i vajzave dhe grave në media kanë kontribuar në krijimin e stereotipeve të dëmshme gjinore në mbarë botën.
Sipas Shoqatës Amerikanë të Psikologëve (APA në siglat në anglisht), këtu janë disa komponentë të seksualizimit, dhe këto e veçojnë atë nga seksualiteti i shëndetshëm. Seksualizimi ndodh kur:
vlera e një personi varet vetëm nga tërheqja ose sjellja e saj/tij seksuale, duke përjashtuar karakteristikat e tjera;
një person konsiderohet në një standard që barazon tërheqjen fizike (të përcaktuar ngushtësisht) me të qenit seksi;
një person objektivizohet seksualisht - domethënë, bëhet një objekt për përdorim seksual të të tjerëve, në vend që të shihet si një person me aftësi për veprim dhe vendimmarrje të pavarur;
dhe/ose kur një personi i imponohet seksualiteti në mënyrë të papërshtatshme.
"Të katër kushtet nuk duhet të jenë të pranishme njëherazi; secili, është një tregues i seksualizimit. Kushti i katërt (imponimi i papërshtatshëm i seksualitetit) është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët. Çdokush (vajza, djem, burra, gra) mund të seksualizohet. Por kur fëmijët janë të mbushur me seksualitetin e të rriturve, ai shpesh u imponohet atyre në vend që të zgjidhet prej tyre. Eksplorimi seksual i vetë-motivuar, nga ana tjetër, nuk është seksualizim sipas përkufizimit tonë, as ekspozimi i përshtatshëm për moshën ndaj informacionit rreth seksualitetit". (APA)
Pasojat e seksualizimit të vajzave
Pasojat konjitive dhe emocionale: Në mënyrë konjitive, vetë-objektivizimi është treguar në mënyrë të përsëritur se ul aftësinë për t'u përqendruar dhe vëmendjen, duke çuar kështu në performancë të dobët në aktivitetet mendore si llogaritjet matematikore ose arsyetimi logjik.
Shëndeti mendor dhe fizik: Hulumtimet e lidhin seksualizimin me tre nga problemet më të zakonshme të shëndetit mendor të vajzave dhe grave: çrregullimet e të ngrënit, vetëbesim i ulët dhe depresion ose humor depresiv.
Seksualiteti: Mirëqenia seksuale është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të shëndetshëm dhe mirëqenies së përgjithshme, megjithatë provat sugjerojnë se seksualizimi i vajzave ka pasoja negative në aspektin e aftësisë së vajzave për të zhvilluar seksualitet të shëndetshëm. Vetë-objektivizimi është lidhur drejtpërdrejt me dobësimin e shëndetit seksual tek vajzat adoleshente.
Qëndrimet dhe besimet: Ekspozimi i shpeshtë ndaj imazheve mediatike që seksualizojnë vajzat dhe gratë ndikon në mënyrën se si vajzat konceptojnë feminitetin dhe seksualitetin. Vajzat dhe gratë e reja që më shpesh konsumojnë ose angazhohen me përmbajtje të medias kryesore ofrojnë mbështetje më të fortë të stereotipeve seksuale që i përshkruajnë gratë si objekte seksuale.
Ndikimi tek të tjerët dhe në shoqëri: Seksualizimi i vajzave mund të ketë gjithashtu një ndikim negativ në grupe të tjera (dmth. djem, burra dhe gra të rritura) dhe në shoqëri më gjerësisht. Ekspozimi ndaj idealeve të ngushta të atraktivitetit seksual të femrave mund ta bëjë të vështirë për disa meshkuj që të gjejnë një partner "të pranueshme" ose të shijojnë plotësisht intimitetin me një partnere femër.
Rekomandime për prindërit*:
Një gjë shumë e rëndësishme që mund të bëjmë për të luftuar këtë seksualizim është të modelojmë pozitivitet të shëndetshëm të trupit për fëmijët tuaj. Mos flisni për peshën që dëshironi të humbni para tyre dhe mos e kritikoni veten që nuk u pëlqeni njerëzve/të tjerëve, për shkak të pamjes tuaj. Fëmijët dëgjojnë dhe imitojnë atë që dëgjojnë
Kur jeni duke ju blerë për fëmijëve, mund të jetë e vështirë të shmangni rrobat që kanë një konotacion të papërshtatshëm seksual. Por përpiquni për të gjetur veshje të përshtatshme për moshën. Nuk ka asnjë arsye që një pesëvjeçare të jetë me bikini.
Mos lejoni vajzat e vogla të veshin grim, vathë apo aksesorë të ekzagjeruar. Këto gjëra janë mjete për t'i bërë gratë të duken më tërheqëse dhe këta fëmijë janë shumë të vegjël për t'u shqetësuar se sa tërheqëse janë. Prisni derisa të rriten mjaftueshëm për të marrë vendime të informuara në lidhje me mënyrën se si i paraqesin trupat e tyre.
Shumë herë, mund të jetë e lehtë të ulesh dhe të mos thuash asgjë ndaj mediave që seksualizojnë fëmijët. Kjo, sepse base nuk doni të bëni bujë. Por ju nxisnim të kundërshtoni ato mesazhe.
Nëse dikush komenton se fëmija juaj është "rrezik" për seksin tejtër, tregojini me butësi se është shumë e/i vogël për këto komente të papërshtatshme për fëmijë.
Po ashtu, mundohuni të shmangni mediat që seksualizojnë haptazi personazhet. Dhe nëse fëmija juaj fillon të bëjë pyetje në lidhje me mënyrën se si paraqiten disa personazhe, përgatituni të diskutoni me ta përse është mirë ta pëlqesh atë personazh pa pasur nevojë të jesh njësoj si ata.
Mësojuni djemve të respektojnë gratë. Ata djem do të rriten për t'u bërë burra dhe ata burra do të rriten për të dhënë brezin e ardhshëm të mediave. Nëse atyre u mësohen vlera të shëndetshme, ata do t'ia kalojnë ato brezit të ardhshëm.
Mësojini djemtë e vegjël mbi inteligjencën emocionale; lejojini të qajnë dhe mësojini t'i përpunojnë ato emocione. Mësojini me shembull dhe me atë që u thoni që t'i trajtojnë vajzat në të njëjtën mënyrë që do të trajtonin djemtë e tjerë. Dhe kur të fillojnë të rriten mjaftueshëm për të dalë, mësojini se pëlqimi është thelbësor për çdo hap të një marrëdhënieje të shëndetshme.
Mësojuni vajzave vetëvlerësimin pa e bazuar atë në seksualitet. Mësojuni se vlera e tyre nuk përcaktohet nga pamja apo trupi i tyre. Duke u mësuar vajzave që në moshë të re se vlera e tyre qëndron më shumë se tek seksualiteti, do të filloni t'ë prishni këto stereotipe. Duke i mbajtur ato me veshje të përshtatshme për moshën, ju tashmë po filloni të thyeni atë mbytje të mbi-seksualizimit.
Luftoni seksualizimin e adoleshentëve në media. Seksualizimi i hershëm i fëmijëve dhe adoleshentëve në media është një prirje e rrezikshme dhe mund të çojë në dhunë, probleme të shëndetit mendor dhe çrregullime të të ngrënit. Por duke ndryshuar narrativën, ne mund ta ndryshojmë këtë për brezat e ardhshëm. Mësojuni fëmijëve tuaj për vlera që shtrihen përtej seksualitetit.
Mbështesni mediat që portretizojnë modele të grave pa kufizuar vlerat e tyre tek pamja fizike apo seksualiteti, pasi kjo luan një rol kryesor në vetëvlerësimin e tyre.
Mësojuni fëmijëve edukim seksual dhe për këtë është e nevojshmë që të krijohet një hapësirë e sigurt dhe e dobishme për ta, për të identifikuar dhe folur për përvojat e tyre.
Tregoni portretizime më të larmishme dhe realiste të vajzave dhe grave në media.
Kujtojini vetes dhe të dashurve tuaj se vlera juaj është në veten tuaj, jo në miratimin e të tjerëve.
Bashkëpunoni, mbështesni dhe bashkëpunoni me organizata që punojnë për të ndryshuar mesazhin.
Mësojuni të mos kenë profil publik që në moshë të re. Disa prindër rekomandojnë mbi 16 vjec.
*Burimi: ketu.
Comments
Post a Comment