Disa here ngrin - Sometimes you freeze

Edhe pse ora ka kaluar 8, akoma s'ka gdhire mire. Mblodha rrobat qe ishin thare dhe lirova dhomen, qe ne fakt duhej te ishte tashme studio per t'ju kthyer piktures. Dimri i Bukureshtit eshte me i ftohte se ai i Tiranes dhe s'mund t'i nderim rrobat jashte keto dite.  Teksa hedh syte nga oborri, vemendja nuk ndalet te shelgjet e rrezuara nga rrebeshi, por nga kristalizimi i pemeve perqark. Duken si peme prej qelqi, nga ato que shesin Made in China, por kjo nuk jua prish aspak bukurine. Frozen. Te ngrira. Keshtu isha une para dy ditesh, kur mora ca lajme jo te mira nga puna. 

Pyes veten, si po ndihen pemet kete mengjes? I kam te fresketa dhimbjet e forta te kokes, nje ndjesi keputjeje dhe zero deshire per t'u ushqyer. Jo per lajmin ne fjale - troc te themi, disi e prisja qe te perseritej situata, por per situaten e krijuar. Nje ndjesi ngecjeje, ngurtesim ne mendime, nje ndjesi pamundesie per te vepruar - situatat ne limbo jane ato qe me shume probleme me japin. Afirmime pozitive "do behet me mire", "do gjendet nje zgjidhje", apo kujdes per veten: fol me dike, kerko mbeshtetje, medito, etj.. te gjitha keto me kalonin nder mend, por teoria jo gjithmone vihet ne praktike. Kete dite nuk doja te beja asgje. Nuk doja te beja asgje. 

Me kemben zvarre u mora me email-et dhe ca drafte qe duhej t'i beja me domosdoshmeri... ndersa barra rendohej dhe me situata te tjera qe si petet e byrekut renditen aq bukur ne momente te tilla kur fillon e kujton situata te tjera te ngjashme, qe s'te ndihmojne aspak te ndihesh me mire dhe vetem e rendojne me shume rastin ne fjale qe ka ngacmuar kete gjendje ne te cilen ndodhesha. Nuk eshte hera e pare qe somatizoj nje situate stresi apo presioni te forte; gje qe njekohesisht me "qeteson" dhe i jap leje vetes te pushoj e te pres deri sa kjo gjende te kaloje.

Por e dinit dica? Ne boten e kafsheve (dhe ne jemi akoma shume afer tyre bioligjikisht) pergjigja e ngrirjes ndodh sidomos tek kafshet grabitqare. Ato luftaraket - sorry cute rabbits - qe nuk dorezohen lehte e qe me mish e me shpirt luftojne per t'u ushqyer: ju duhet te vrapojne me shpejt, te perdorin kthetra e dhembe, te kene me shume fuqi se gjahu i tyre. Dhe gjahu yne ne kete rast nuk eshte personi me te cilen/in perballemi, Eshte fjala, qendrimi, heshtja, sjellja, ndershmeria, vlerat apo anti-vlerat qe percjell duke krijuar nje ambjent toksik pune - tek keto perqendrohemi, per te mos i toleruar, per t'u larguar nga ky apo keta persona, apo edhe per t'i perballuar duke i vene pikat mbi i. 

Dita kaloi, dhe te nesermen u zgjova me mire dhe me e mencur, sepse ndersa nuk doja te beja asgje ate diten e ngrirjes, dicka ishte e pa-evitueshme ta beja: reflektim.

Comments

Post a Comment