Kemi mbaruar javen e pare te turent te ESDse, kemi realizuar trajnime dhe sesione ndergjegjesimi ne tre vendet e para: Durres, Lezhe dhe Bajram Curri.
Jemi akoma duke reflektuar mbi keto evente. Dua te falenderoj te gjithe personat qe na bashkepunuan per organizimin, asistimin, ndihmen dhe mbeshtetjen. Te gjithe juve qe na keni bere likes, follows, etj.
Dua te permend dicka qe me ka bere pershtypje. Se pari kemi pare sa e nevojshme eshte qe vajzat te kene mundesine per te punuar me shume me trupin dhe me mendjen. Te dime qe trupat tane na japin edhe liri veprimi. Kemi mundesi te levizim gjymtyret, kemi elasticitet, koordinim, - sepse ne shume raste kemi pare sa e veshtire eshte te bejne qofte dhe nje perkulje, qofte dhe nje ngritje gjuri, gje qe tregon se ka mangesi per menyren se si realizohet edukimi fizik neper shkolla, si dhe se si jane te ekspozuara ndaj levizjeve te ndryshme qe jane te lidhura me gjimnastiken e trupit.
Nga ana tjeter, kemi pare raste qe na kane habitur. Kemi para vajza qe ndryshe nga c'jane normat apo zakonet e vendosura ne shoqerine tone, kane realizuar me deshiren e vet dhe kane gjetur menyren per te realizuar mjete rrethanore ne shtepi, dhe jane stervitur. Ne keto raste mund te shikoje se sa paster dhe bukur kishin mundesi per te zhvilluar disa nga levizjet qe ne kemi te perfshira ne trajnimet tona.
Tjeter situate qe dua te permend eshte deshira dhe puna e mesuesve. Dua te sjell shembullin e Lezhes, ku mesueset kane punuar fort me nxeneset e tyre. Njeri nga grupet na erdhi me bluzę te bardha ku kishin vene mesazhe per barazine gjinore. Normalisht, ka pune per t'u bere, nuk diskutohet, por eshte jashtezakonisht motivuese kur sheh mesuese qe jane te ndergjegjesuara dhe te dedikuara tek puna que bejne me nxeneset.
Rezistenca
Histori tjeter qe dua te permend, eshte Rezistenca. Rezistenca qe kane brezat e rinj apo edhe me te medhenj ne moshe. Na ndodhi qe disa nga te pranishmet, ishin gra ne kete rast, qe ishin duke pare, pra spektatore te eventit tone, ndermjet tyre komentonin se si trajnimi une mund te kthehej ne dicka te rrezikshme. Se si tani, vajzat, ne se i mesojme te themi "Jo" apo ne se i mesojme te godasim, bo-bo, kush i duron ne shtepi tani.
Pra, kjo tregon qe duhet te sqarojme dhe duhet te shpjegojme shume me mire, shume me fort, shume me qarte, se cfare eshte ESD-ja. Qe nuk eshte aspak nje kercenim, perkundrazi, eshte nje metodologji qe ndihmon menyren e komunikimit mes brezave, apo ndermjet gjinive, apo per cdo marredhenie nderpersonale qe krijohet ndermjet personave. Kjo ndoshta sherbeu edhe si shkak qe ne kete trajnim ku kishim te tille zera nga disa prej grave qe mund te ishin nenat e vajzave qe kishim ne trajnim, ndoshta u be dhe shkak qe ato te largoheshin me perpara se ce prisnim nga ky trajnim. Sepse eshte kunder normave, qe vajzat te jene te pavarura, qe vajzat te jene te forta, qe vajzat te kerkojne te drejtat dhe lirite e tyre, por dhe ti mesojme si ti mbrojne ato.
Shpeshhere kjo shihet si nje kufizim, por que ne te vertete eshte nje faktor qe multiplikon mundesite per mireqenie, per sukses, si dhe per te ruajtuar sa me mire teresine dhe integritetin e vajzave tona.Une jam e bindur qe, pervec rasteve te cilat jane kriminale e te semura, s'ka baba te doje, te jete darkot qe vajzen t'ua rrahin, qe vajzen t'ua perdhunojne, apo qe vajzen t'ua shkelin me kembe, duke i keqtrajtuar, duke i ofenduar, duke i rrahur. Jam e bindur qe ka raste prinderish, te cilet mendojne se vajza duhet te uli koken edhe duhet te duroje cfaredolloj keqtrajtimi nga ana e bashkeshortit. Por, te dihet qe kjo praktike dhe kjo situatate i ka ditet e numeruara.
Cdo dite e me shume, vajzat po ndergjegjesohen dhe po kuptojne qe liria vjen ne se ti e kerkon ate.
Comments
Post a Comment