Ne bisede me Daniela Kortoci
Nga Gentiana Susaj
E ftuara ime ne Guxo te Fuqizosh ishte dhe Daniela Kortoci: Aktiviste, Poete, Ambasadore e Re per Ballkanin Perendimor.
Daniela e prezanton veten keshtu: "Duke qenë se jam rritur nga një nënë e vetme, kam kuptuar rëndësinë që ka një grua e arsimuar në Botën e së nesërmes. Për këtë arsye, fokusi im kryesor do të jenë vajzat dhe gratë të cilat u detyruan të mbesin të paarsimuara por duhet të jenë model për brezin e ri që ndodh të jenë fëmijët e tyre. Unë kam besimin e palëkundur se të gjithë ne që jemi aktiv në rrjetet sociale, duhet të krijojmë influencuesin e së ardhmes - të jetë dikush që shpërndan bukurinë e padukshme, atë të bazuar në rëndësinë e artit, kulturës, librave dhe edukimit."
Per blogun e saj ku pervec te tjerave publikon edhe poezite e veta, ajo thote: "Nuk kam asgjë për të treguar, kam veç ca grimca të miat për t’i ndarë me ju." https://themoonisawoman.blogspot.com/2020/
Guxo te Fuqizosh eshte nje bisede me gra reziliente, te qendrueshme, qe pamvaresisht sfidave, ecin perpara duke fuqizuar veten dhe te tjerat perreth (lexo me poshte).
Nuk asht vështir’ me kan femër
Nuk asht vështir’ me kan femërMe fol pa e hangër buzën n'dham nga frika se ku gabove, duke i thënë vetes sa herë të kesh nevojë se mund të bësh gabime.Me kânë e bukur kur hesht dhe e fuqishme kur flet.Me kânë vet ti e djeshmja dhe e nesërmja.Nuk asht e lehtë me kânë femër.Me vendos a me i rrit flokët a me i pre prap.A me lexue nji libër a me dal.Ku me dal?Me kënd me dal?A ma mirë me nejt n'shpi ?!E në të zëntë nata jashtë a me shpejtu apo me ba sikur s'ja kam frikën hapit që e ndjen pas.Me punue mes meshkujsh që s'janë aq burra sa me nda profesionin prej gjinisë.Me jetue n'shoqëri që s'dallon komplimentin prej ngacmimit.Me fjet nëpër lot e me sajue nji buzëqeshje kur t'pyesin:‘Dukesh në formë s'paske fjet n'shpi mbrëmë’Me marrë dhuratë lule se fundja çdo mashkull e di se çdo femër vdes për lule!Nuk asht vështir' me kânë femër as e lehtë me e tregue...
Guxo te Fuqizosh
Ne se ti je nje grua e cila sjell nje kontribut pozitiv per fuqizimin e grave ne familje, shkolle, lagje, zone apo shoqeri, na shkruaj.
Duam te njohim historine dhe kontributin tend. Se bashku, mbeshtesim njera tjetren.
Bisedat tona jane te dielave ne 9:00. Me thuaj ne se deshiron te marresh pjese. Ne se po, diten e vendosim bashke kur te te vije mbare ty.
*Dare to Empower is a space to empower, encourage and inspire.
Comments
Post a Comment