Nje Bisede me Klodiana Kadeli, Lezhe.
Nga Gentiana Susaj."Vajzat qe per aresye ekonomike po punojne ne blegtori e bujqesi, i ftoj te mesojne me shume dhe per zhvillimin ekonomik - aktivitet që e ofrojmë ne Power of Education, pervec karrieres, edhe "soft skills", mesojme pra se si person mund ta shese produktin e vet, ta reklamoje, etj... Kjo sjell qe te kene te ardhura me te mira por si dhe te behen pjese e nje grupi dhe rrjeti mbeshtetes te personave qe kane interesa te ngjashme"- Klodiana Kadeli, Power of Education, Lezhe.
Klodi Kadeli ka studiuar pune sociale dhe master ne ceshtjet e femijeve dhe familjes ne universitetin e Tiranes. Ne moshen 14 vjecare eshte angazhuar ne projekte te shoqerise civile ne fillim me World Vision e pastaj me organizata te tjera lokale dhe nderkombetare. Deri sot vashdon aktivitzmin dhe punen me shoqerine civile sepse ka kuptuar qe ky eshte pasioni dhe misioni i saj. Vendosi te ndjeke punen sociale edhe pse pa miratimin e familjes ne ate kohe.
Klodiana mendon se aktivizmi e ka edukuar qe te jete qytetare e denje dhe te kontribuoje ne vendin tone. Lindur e rritur ne Lezhe, Klodiana vashdon te jetoje e punoje aty. Me me shume se 10 vjet puna vullnetare, tani punon si profesioniste ne dy shkolla. Pas pune dhe fundjavash merret instensivisht me organizates qe ka bashkethemeluar me aktiviste te tjere: Power of Education Lezhe, nje mjedis harmonik per zhvillimin e te rinjve, e cila operon qe prej dy vitesh.
Qe prej Nentorit te kaluar, Klodiana eshte ceritifikuar si Instruktore e Fuqizimit nom VeteMbrojtjes. "Ne e shohim shume te rendesishem Programin e Fuqizimit nepermjet VeteMbrojtjes sepse filozofia jone e te punuarit ne Power of Education Lezhe nis nga nevojat baze, qe eshte siguria e jetes. Programi ne Lezhe ka qene i suksesshem" thote Klodiana. "Ne punojme ne qytet dhe ne zona rurale dhe po mundohemi edhe me mbeshtetjen e organizatave partnere ta perhapim programin sa me shume".
Ndiqni biseden live me Klodiana Kadelin, ketu.
***
Ndiqni bisedat tona live on Instagram te dielave. Jemi aty me gra qe motivojne, frymezojne, inkurajojne. Guxo te Fuqizosh, eshte rubrika e ESD Albania. Nje bisede me gra reziliente, te qendrueshme, qe pamvaresisht sfidave, ecin perpara duke fuqizuar veten dhe te tjerat perreth.
Ne se ti je nje grua e cila sjell nje kontribut pozitiv per fuqizimin e grave ne familje, shkolle, lagje, zone apo shoqeri, na shkruaj.
Duam te njohim historine dhe kontributin tend. Se bashku, mbeshtesim njera tjetren.
Bisedat tona jane te dielave ne 9:00. Me thuaj ne se deshiron te marresh pjese. Ne se po, diten e vendosim bashke kur te te vije mbare ty.
*Dare to Empower is a space to empower, encourage and inspire.
Comments
Post a Comment