Kujdes nga shantazhi moral.

 

Sot e ftuar ne emisionin e mengjesit ne A2, intervistuar nga Blendi Salaj dhe Aulona Minga, se bashku me Zhakline Lakatari. 

E rendesishme te ndergjegjesosh per rendesine e ndergjegjesimit, edukimit me programe fuqizuese ne shkolla si dhe edukaten seksuale ne shkolla, si pergatitje e femijeve per jeten.

Shantazhi moral qe rendom perdoret ndaj njeri tjetrit ne shoqeri por dhe keto ditet e fundit protestuesve e aktivisteve, eshte pikerisht mjeti me i perdorur nga abuzuesit, dhunuesit, perdhunuesit, ndaj viktimave te tyre per t'i mbajtur nen kontroll, te heshtura e pa ze. 

Po, ne Shqiperi eshte prezente kultura e perdhunimit. Dhe ndoshta duhet ta sqarojme dhe kete. Cfare eshte? Kur shoqeria, njerezit, fajesojne viktimen, turperojne viktimat duke ju vene epitete e fjale fyese, aktet e perdhuminit, mohimin e perdhunimit te perhapur, refuzimin e njohjes se demit te shkaktuar nga dhuna seksuale. 

Eshte pikerisht kjo qe duam te thyejme duke treguar solidaritet me viktimat. Duke kerkuar drejtesi dhe nxitjen e nje debati ne politika e institucinoe, pertej "zhurmes" qe krijojme me qellim ne protesta e manifestime. Eshte pergjegjesi e gjithe shoqerise dhe prioritet i institucioneve, mbrojtja dhe siguria e femijeve. 

Gjate intervistes tregova dhe se si ne kurset e Fuqizimit mes Vetembrojtjes, realizuar nga ne qytete e fshatra te ndryshem nga Tropoja e deri ne Sarande, vajzat dhe djemte shpalosin qasje te ndryshme te formes se perballjes me ngacmime apo situata dhune. Ndersa vajzat kane tendencen te stepen apo te mos ngrene zerin, djemte kane tendencen ta pershkallezojne ate duke u bere me agresive. Mes programit Fuqizim npm Vetembrojtjes, te rinjte e te rejat mesojne dhe praktikojne si te vendosin kufij, si t'i mbrojne ata, si te diktojne shenjat e rrezikut dhe si te mbrojne veten qe ne fillimet e nje situate ngacmimi, dhune, abuzimi. Dhe me e rendesishmmja, si te kerkjojne ndihme, mbesthtje, si te raportojne apo dhe si te japin ndihme shoqeve e shokeve apo dikujt ne nevoje, pa e gjykuar e fajesuar. 

ESD apo Empowerment Self Defense - Fuqizim Vetembrotje eshte provuar te jete nje nga metodat me efektive per parandalimin e rasteve te dhunes. 




Comments