Kujdesi për të tjerët fillon me kujdesin për veten.


Vetë-sakrifikimi si stil jetese. 

E di, shumë herë, kur japim diçka, i heqim dicka vetes. Dhe unë ende e kam të pakapërdishme këtë pikë kur vjen puna te gratë: urgjia për t'u përgjigjur, për të ndihmuar, pavarësisht nëse është ajo e mira për ty; ndjenja e fajit mos nuk po ju kushton mjaftueshem kohë fëmijeve; krenaria që: i bej balle edhe punës, edhe punëve të shtëpisë, edhe femijëve, edhe "dukjes" e kuruar.. nderkohë që nga brënda ka vuajtje e mallkim për ditën që ju tha po martesës.. Më ndihmoni e vazhdojeni me shembuj të tjerë

Sa prej nesh grave e kanë trashëguar këtë ndër breza? Mos-kujdesja e mjaftueshme për veten, vetë-mohimi, vendosja e të dashurve tanë para vetes, duhet të ketë kufijtë e saj. Nëse jeni nënë ose grua, mos harroni këtë. Kujdesi për të tjerët fillon me kujdesin për veten.

Për shekuj me radhë, legjendat, historitë, kultura dhe normat shoqërore kanë "helmuar" mënyrën tonë të të menduarit, e të të vepruarit, për të qenë pjesë e një sistemi patriarkal që shumë as nuk janë në gjendje ta identifikojnë si të tillë. Rozafa? Është vetem një shembull i kësaj. Rozafa, e përkushtuar ndaj familjes. Kunetërit, shfrytëzojnë të drejtin që nuk i tregon gruas se cfarë do ndodhte. Kunatat, perdorin një tjetër grua për të shpëtuar veten.  E te gjithe përgjegjës murosin per se gjalli Rozafen grua. Mesazhin grave? Sus. Vec bindu. Burrave? Bëj ca të dush me grun' tënde. Sa me i pabesë e mashtrues, aq më i fituar.

Këtë 8 mars, duam të ritheksojmë nevojën për t’i shkundur nga themelet stereotipet e ndryshkura gjinore. Ka ardhur koha të kuptojmë që, është e drejta jonë të mbrojmë veten, të ngremë zërin e të luftojmë për barazi në të gjitha fushat, për ti vënë "fre" seksizmit, dhunës dhe padrejtësive. Kemi mundësinë për të sjellë një ndryshim kulturor e social, për të "prerë në rrënjë" pabarazinë, e për të krijuar një botë më të sigurt për të gjithë.

Të ndërgjegjshme dhe të ndërgjegjshëm për të festuar arritjet e grave, kolektivisht, të gjithë dhe të gjitha le të kontribuojmë në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Individualisht, ne të gjithë jemi përgjëgjës për mendimet dhe veprimet tona. Le t’i manifesojmë ato, duke refuzuar patriarkatin dhe çdo strukturë sociale e kultururore qe sjell paragjykimin dhe pabarazinë gjinore

#NukJemiRozafa #megrate #pergrate

Video: Gentiana Susaj

Foto: Aldo Tare

Foto: Aldo Tare

Foto: Aldo Tare

Foto: Aldo Tare

Foto: Aldo Tare

Foto: Aldo Tare

Foto: Aldo Tare

Foto: Aldo Tare



Foto: Aldo Tare


Comments