O njerëz, a keni veshë? O njerëz a keni sy? O njerëz a keni zemër?
A po e kuptoni cfarë po ndodh? Po vrasin nënën me femijë në trup.
Shumë herë në sesionet e vetëmbrojtjes (ESD), kenaqësia më e madhe që kanë pjesemarrëset është se të jepet mundesia me thënë Jo me sa ke fuqi ke. Se zëri është bërë lëmsh, nyje, thellë në krahëror e as frymë s'po merr dot më. Mund të gjuash sa të të japi krahu. Se dufi i nëperkëmbjes pse je grua, është aq i madh, sa boll má. Mund të vraposh për të ikur larg, larg se mjaft durove. Ke mundesi të flasësh, të tregosh, të flasësh se po plas. E kështu, sjell veten tek vetja, për të kuptuar carë do, ku je. Për të vendosur kufij e për t'u bërë ti e zonja e trupit tënd, e jetës tënde.
Dje, përpara Kryeministrisë për asnjë grua më pak. Një manifestim në reagim ndaj vrasjes së 28 vjecares Irvana Hyla nga bashkëshorti i sai 29 vjecar Demokrat Medinaj, duke e goditur 31 herë me thikë në prani të dy femijëve të mitur.
Dje, me UN women, ishim në Fier, po, në qytetin e Irvanës, për ESD me nje grup vajzash që mbledhur nga Act Now Albania. Dhe ajo cka më shumë vleresuan nga trajnimi, ishte forca e të thënit JO, dhe nevoja për vetë-besim.
Edhe pse ndërsa tjetër vajzë, nënë, shoqe a bijë dhunohet, përdhunohet, vritet... shoqëria e shteti deshtak jargaviten e coroditen për zgjedhje, vjedhje e pushtet, heshtin e bëjnë sehir. Shoqëri e shtet partiarkal të mykur e të peshtirë.
O njerëz, a keni veshë? O njerëz, a keni sy? O njerëz, a keni zemër?
Apo, po ju biem këmbanave për nje popull të shurdhër?
Comments
Post a Comment