Hajde prapë. Tek Agroturizëm Gjepali.

 


Kur shkojmë në një vend me pritshmëri shumë të larta, është problem, sepse gjëja me e vogel mund të ta prishë qejfin  Kështu ndodhi per vizitën tonë në Agroturizmin nr. 14… Dhe më mirë që ndodhi kështusepse më bëri t’ju kushtoj më shumë vëmendje detajeve… dhe konkluzioni? Totalisht i rekomandueshëm!! 

Vjehrra ime, me banim në Kili, që nga marsi i këtij viti ndodhet në Shqipëri për shkak të Covid-19. Nuk kemi mundur të lëvizim shumë jo vetëm nga meraku për virusin, por dhe për shkak të gjendjes së saj shëndetsore. Prandaj po kërkonim një vend afër Tiranës, të lehtë për të arritur, komod për cilësinë e strehimit dhe ushqimin, të sigurtë dhe të qetë, të bukur, jo të vaposur, jo në bregdet, mundësisht agroturizem, një vend që nuk njihnim… etc etj.. dhe rastësisht, m'u kujtua Agroturizem Gjepali të cilin e kasha pikasur që vjet. Ka dhe ndonje artikull të shkruar për këtë vend, por artikuj të tipit “përshkrim sepse më duhet për gazetë”. 

 

Reti m’u përgjigj shume mire në telefon kur po pyesja për rezervimin. Ajo na bëri madje dhe një ulje te cmimi i dhomave, edhe pse nuk ja kërkova. Jo vetëm kaq, por na pranuan edhe Dingon.


                                                                                 Fotografia G. Susaj


Pa ju prishur surprizën, 45 minuta nga Tirana nuk janë asgjë për të arritur në një oaz të gjelbërt, të freskët e të qetë, ku të kënaqet syri e shpirti. 

 

Për të dashuruarit e kuzhinës shqiptare sa autoktone me byrekët dhe mesoret, aq dhe të sjellë në kohë me rosën në salcë vere apo brinjën e vicit që të shkrihej në gojë. Tani, kur cilësia e ushqimit është shumë e lartë, edhe vera duhet të jetë në të njëjtin nivel. Në vend të verës së shtëpisë, ju rekomandoj të zgjidhni një nga koleksioni verëave që kanë këtu. Ju ndodhet verë nga shumë treva shqiptare, të njohura apo jo, si dhe interesante për t’u eksploruar, si dhe të tjera verëra ndërkombëtare.


 

Fotografia G. Susaj

Viti fundit ka qëne ai më aktivi për të arritur modelin që kanë sot. Por planet s'kanë mbaruar. Teksa planifikojnë të perfundojnë mobilimin e dhomave, arkitekturës toskane mund t'i shtojnë dhe ndonjë element shqiptar në dekorim, për ta berë me të ngrohtë dhe më të kuruar. Sepse dhomat jane kaq ekonomike në raport me cilësinë dhe komoditetin që ofrohet.  


Ndërsa si zakonisht, do kisha dashur të njihja më nga afër stafin, ju them që vizitorët kërkojnë eksperienca. Jo vetëm dicka për ngrëne apo një vend për të fjetur. Prandaj, një këshillë modeste, mos jini aq të ndrojtur, sepse është cilësia njerëzore që bën vendin të jashtëzakonshëm apo për t'u mbajtur mend. 


Cfarë mune të bësh këtu? Përvec pushimit, mundesh ecje për të gjitha nivelet, përfshirë dhe vrap. Ke rrugë për fanatikët e bicikletës gravel, apo një fushë të gjelbërt të mrekullueshme për t’u ushtruar në natyrë. Ky, vëndi perfekt për arte marciale, yoga, gjimnastikë, meditim, art. Me i llaf, cakto temën, për grupe deri 12 persona.


Agroguturizëm Gjepali thotë: “hajde prape”. Po, dua të vi prapë.


p.s. Edhe vjehrra ime, ngeli shumë, por shumë e kënaqur ;)   


Shihemi në Instagram


               


Fotografia G. Susaj


Comments