Versioni im i Rozafes. Madrid 2004.
“Legjenda e Rozafës në të cilën burrat e familjes, me këshillen e një plaku kalimtar, e flijojnë nusen më të re të shtëpisë për të ndërtuar kështjellën vazhdon të jetë pjesë e librit të gjuhës shqipe në klasën e katërt. Përmes kësaj legjende duket se sugjerohet që të mburremi me sakrificën e jetës së një gruaje për shtëpinë e burrit, dhe kërkesën e saj të vetme si nënë që kur ta murojnë për së gjalli, mes tjerash, gjirin e djathtë t’ia lënë jashtë në mënyrë që ta ushqejë të voglin e saj.
As në shkollë e as në shtëpi kjo legjendë nuk është diskutuar për mizorinë ndaj grave, për gratë si objekte për t’u flijuar në këmbim me mure të qëndrueshme. Nuk e kemi diskutuar as se gruaja në këtë legjendë nuk ka zgjedhur të flijohet për një kështjellë, por atë e vendosën burrat e familjes. Kjo legjendë tirane pa asnjë element edukues në të nuk do të duhej të jetë pjesë leximi për fëmijët. Nuk ka asgjë në këtë legjendë që do të duhej të na bëjë krenarë. Legjenda të tilla duhet të shoqërohen me pyetje diskutuese që vënë në pah padrejtësinë dhe mizorinë e një kohe apo rrethane të caktuar dhe mënyrat sesi është manipuluar me pushtet e autoritet që dikush e ka gëzuar mbi shpinën e tjetërkujt.
Sot, mjafton t’i dëgjojmë rrëfimet e grave në strehimore për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në tërë Kosovën për të kuptuar se dhuna ndaj grave në familje të burrit nga vetë burri i tyre dhe i anëtarëve të tjerë të familjes, është e shpeshtë dhe po aq e tmerrshme sa e Rozafës në legjendën shqiptare.
Jeta prej guri që i ka pritur gratë mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse nuset kanë qarë para martesës. Por edhe para se të shpërngulen për në shtëpinë e burrit, ato i janë ekspozuar një procesi vajtues gjatë festës së nusërisë, ku janë sfiduar emocionalisht nga një grua tjetër (e zonja me fjalë e shprehje) për t’u imponuar ndjenjën e fajit se kinse po e braktisin familjen e tyre dhe po shkojnë tek ajo e burrit. Dhimbja dhe malli për “shtëpinë e babait” nga nuset është pritur të dëshmohet me shumë lot. Kjo praktikë vazhdon edhe sot, sepse ende vajzat dhe gratë e familjes e kanë barrën e përkujdesjes për anëtarët e familjes, qofshin të martuara apo jo.
Ky model flijues dhe fajësues i grave shqiptare mbetet gjallë e shëndosh. Ai përkthehet me mosndarjen e trashëgimisë për vajzat, me mospërkrahje të vajzave e grave që preken nga dhuna nga burrat e tyre dhe meshkuj të tjerë të familjes, me përjashtim e braktisje nga shtëpia për shkak të mungesës së “çiltërsisë”, pikëpamjeve fetare apo orientimit seksual.
Sot mund të ketë më shumë gra në jetën publike dhe institucionale por trajtimi i tyre në shtëpi që ende konsiderohet si “shtëpi e burrit” mbetet seksist dhe mizogjinist. Sot arsyet për të qarë para martesës do të duhej të ishin pikërisht përjetimet e gjysheve dhe nënave tona, si dhe tregimet aktuale të grave në qytete e fshatra ku normat e dëmshme shoqërore të përvetësuara ndër shekuj i dominojnë ligjet e sotme demokratike.
Mos të mashtrohemi me modelin modern të grave të reja. Vajzat dhe djemtë ende mësojnë në shkollë për Rozafën si model gruaje që flijohet, jo për shkak të ambicieve financiare të burrave dhe familjeve, por për shkak se ajo është grua e mirë, i bindet burrit dhe mbetet nënë e pavdekshme. Pavarësisht se një grup i caktuar i grave sot është i privilegjuar me mundësi për të zgjedhur dhe jetuar jetën e dëshiruar, Rozafat “moderne” në shumë “shtëpi të burrave” vazhdojnë të shërbejnë dhe të flijohen për parime të rreme dhe mbrojtje të traditave të dëmshme që rrallë e hiç mbështeten në parimin e barazisë dhe njerëzisë.”
Shqipe Gjocaj, 2016
As në shkollë e as në shtëpi kjo legjendë nuk është diskutuar për mizorinë ndaj grave, për gratë si objekte për t’u flijuar në këmbim me mure të qëndrueshme. Nuk e kemi diskutuar as se gruaja në këtë legjendë nuk ka zgjedhur të flijohet për një kështjellë, por atë e vendosën burrat e familjes. Kjo legjendë tirane pa asnjë element edukues në të nuk do të duhej të jetë pjesë leximi për fëmijët. Nuk ka asgjë në këtë legjendë që do të duhej të na bëjë krenarë. Legjenda të tilla duhet të shoqërohen me pyetje diskutuese që vënë në pah padrejtësinë dhe mizorinë e një kohe apo rrethane të caktuar dhe mënyrat sesi është manipuluar me pushtet e autoritet që dikush e ka gëzuar mbi shpinën e tjetërkujt.
Sot, mjafton t’i dëgjojmë rrëfimet e grave në strehimore për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në tërë Kosovën për të kuptuar se dhuna ndaj grave në familje të burrit nga vetë burri i tyre dhe i anëtarëve të tjerë të familjes, është e shpeshtë dhe po aq e tmerrshme sa e Rozafës në legjendën shqiptare.
Jeta prej guri që i ka pritur gratë mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse nuset kanë qarë para martesës. Por edhe para se të shpërngulen për në shtëpinë e burrit, ato i janë ekspozuar një procesi vajtues gjatë festës së nusërisë, ku janë sfiduar emocionalisht nga një grua tjetër (e zonja me fjalë e shprehje) për t’u imponuar ndjenjën e fajit se kinse po e braktisin familjen e tyre dhe po shkojnë tek ajo e burrit. Dhimbja dhe malli për “shtëpinë e babait” nga nuset është pritur të dëshmohet me shumë lot. Kjo praktikë vazhdon edhe sot, sepse ende vajzat dhe gratë e familjes e kanë barrën e përkujdesjes për anëtarët e familjes, qofshin të martuara apo jo.
Ky model flijues dhe fajësues i grave shqiptare mbetet gjallë e shëndosh. Ai përkthehet me mosndarjen e trashëgimisë për vajzat, me mospërkrahje të vajzave e grave që preken nga dhuna nga burrat e tyre dhe meshkuj të tjerë të familjes, me përjashtim e braktisje nga shtëpia për shkak të mungesës së “çiltërsisë”, pikëpamjeve fetare apo orientimit seksual.
Sot mund të ketë më shumë gra në jetën publike dhe institucionale por trajtimi i tyre në shtëpi që ende konsiderohet si “shtëpi e burrit” mbetet seksist dhe mizogjinist. Sot arsyet për të qarë para martesës do të duhej të ishin pikërisht përjetimet e gjysheve dhe nënave tona, si dhe tregimet aktuale të grave në qytete e fshatra ku normat e dëmshme shoqërore të përvetësuara ndër shekuj i dominojnë ligjet e sotme demokratike.
Shqipe Gjocaj, 2016
Comments
Post a Comment